Brand Manager

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin e punës: Brand Manager.

Roli dhe Përgjegjësitë

  • Bashkëpunon me klientët vendas dhe partnerët konkurrues, me mbështetjen e TCCC, për të siguruar zbatimin e strategjisë së rritjes dhe planit për maksimizimin e biznesit të markës.
  • Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planit të marketingut dhe kalendarit të markës, duke garantuar cilësi dhe përsosmëri në ekzekutim.
  • Harton dhe zhvillon planin e komunikimit për mbështetjen e të gjitha markave.
  • Zhvillon platforma lokale relevante komunikimi.
  • Analizon nevojat thelbësore të konsumatorëve, strategjitë konkurruese dhe aftësitë e sistemit për të identifikuar mundësi dhe prioritete kyçe biznesi.
  • Kryen analiza biznesi për të ofruar një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
  • Mbështet dhe propozon zhvillimin e markave relevante në nivel lokal, si dhe përmirësimin e strukturës së markës për të siguruar rritje dhe rentabilitet të qëndrueshëm.

Aftësitë dhe Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose Administrim Biznesi.
  • Minimumi 4 vite eksperiencë në marketing.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në industrinë FMCG, preferohet në kompani të pijeve.
  • Aftësi të forta për të ndërtuar një vizion fitues në një mjedis me fokus të lartë në tregti, promovim, shitje dhe partneritete.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • I/e orientuar drejt punës në grup.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhës italiane përbën avantazh).
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/02/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.