Asistente Ekzekutive

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Asistente Ekzekutive.

Qëllimi i punës:

Asistenti Ekzekutiv do të ofrojë mbështetje administrative të nivelit të lartë për CEO, Presidentin dhe GM e kompanisë, duke siguruar koordinimin dhe ekzekutimin e vazhdueshëm të operacioneve të përditshme. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve, si dhe aftësinë për të trajtuar informacionin e ndjeshëm me maturi.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i kalendarit: Planifikon, organizon dhe menaxhon në mënyrë efikase agjendën e CEO, Presidentit dhe GM, duke koordinuar takimet, emërimet dhe udhëtimet.
  • Siguron prioritizimin e duhur të aktiviteteve, optimizon përdorimin e kohës dhe bën riprogramime kur është e nevojshme.
  • Menaxhimi i komunikimit: Vepron si pika kryesore e kontaktit për komunikimet e brendshme dhe të jashtme në emër të CEO, Presidentit dhe GM, duke siguruar korrespondencë në kohë dhe të saktë.
  • Koordinimi i takimeve: Organizon dhe përgatit materiale për takime, duke përfshirë axhendat, prezantimet dhe procesverbalet.
  • Merr pjesë në mbledhjet kryesore, mban shënime të detajuara dhe ndjek çështjet për veprim.
  • Koordinimi i udhëtimeve: Planifikon dhe organizon të gjitha marrëveshjet e udhëtimeve, duke përfshirë fluturimet, akomodimin, transportin dhe itineraret për stafin.
  • Menaxhimi i dokumenteve: Përgatit, shqyrton dhe redakton raporte, prezantime dhe dokumente të tjera. Siguron që i gjithë dokumentacioni të jetë i saktë dhe i përfunduar brenda afateve.
  • Konfidencialiteti: Trajton informacionin e ndjeshëm me diskrecion maksimal dhe ruan gjithmonë konfidencialitet të rreptë.
  • Menaxhimi i projekteve: Asiston në menaxhimin e projekteve speciale, kryerjen e hulumtimeve dhe përgatitjen e raporteve sipas nevojave të CEO, Presidentit dhe GM.
  • Menaxhimi i Stakeholder: Ndërton dhe mban marrëdhënie me aktorët kryesorë të brendshëm dhe të jashtëm, duke siguruar komunikim dhe bashkëpunim efektiv.
  • Mbështetja e zyrës: Siguron mbështetje të përgjithshme administrative, duke përfshirë trajtimin e thirrjeve telefonike, e-maileve dhe korrespondencës, si dhe menaxhimin e furnizimeve të zyrës dhe ruajtjen e organizimit brenda zyrës ekzekutive.
  • Prioritizimi i detyrave: Ndihmon CEO, Presidentin dhe GM në prioritizimin e detyrave dhe menaxhimin efektiv të kohës për të siguruar përmbushjen e afateve kyçe.
  • Planifikimi i ngjarjeve: Planifikon dhe koordinon ngjarjet e kompanisë, mbledhjet ekzekutive dhe funksione të tjera të korporatës.
  • Disponueshmëria: Disponueshmëria jashtë orarit standard të punës mund të jetë e nevojshme për çështje urgjente
  • Menaxhimi i dhuratave: Menaxhimi i përgatitjes dhe shpërndarjes së dhuratave të kompanisë për çdo fundvit, si dhe për çdo rast tjetër

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme (preferohet, por nuk është e detyrueshme)
  • Minimumi 5 vite përvojë në rol Asistent Ekzekutiv ose në një pozicion administrativ të ngjashëm, me përvojë në mbështetjen e drejtuesve të nivelit të lartë (C-level).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhimi të disa detyrave njëkohësisht (multitasking).
  • Njohuri shumë të mira në paketën Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook) si dhe në programe të tjera relevante.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me iniciativë dhe qasje proaktive. • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe standarde të larta saktësie në punë.
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe nën presion, duke menaxhuar me efikasitet prioritete të shumta.
  • Sjellje profesionale, prezantim korrekt dhe aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me drejtues të lartë, klientë dhe palë të ndryshme të interesuara.
  • Gatishmëri për udhëtime të herëpashershme, sipas nevojave të rolit, në mbështetje të CEO, Presidentit dhe GM.
  • Njohuri shumë të mira dhe rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane.

Çfarë ofrojmë:

✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të

How to Apply

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.