Specialiste e Burimeve Njerezore

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialiste e Burimeve Njerezore

Qëllimi i punës:


HR Specialist, është përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim, organizimin e programeve të zhvillimit profesional dhe menaxhimin e proceseve të vlerësimit të performancës së punonjësve, me qëllim rritjen e efektivitetit organizativ dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxherët e departamenteve
  • Harton dhe ndjek planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit të stafit
  • Organizon dhe koordinon trajnime të brendshme dhe të jashtme
  • Suporton procesin e onboarding-ut të punonjësve të rinj
  • Administron dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve
  • Koordinon ciklet e performancës dhe siguron respektimin e afateve
  • Përgatit raporte mbi trajnimin, performancën dhe zhvillimin e punonjësve
  • Mbështet procese HR si rekrutimi dhe administrimi i të dhënave të punonjësve
  • Siguron administrim korrekt dhe konfidencial të dokumentacionit

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në HR. Njohuri mbi sistemet e vlerësimit të performancës dhe KPI.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office dhe sistemeve HR.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aftësi Personale:

  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
  • Mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Diskrecion dhe etikë profesionale.
  • Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht.

Çfarë ofrojmë:

✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al  brenda datës 30/09/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle