CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitjesh KA Tiranë
Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë
- Viziton çdo pikë shitjeje në zonën e tij sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standardeve të CCBS.
- Kontrollon gjendjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
- Vepron si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
- Koordinon me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
- Siguron disponueshmërinë e produktit dhe mbështet logjistikën e fundit, kur kërkohet.
- Monitoron realizimin e aktivitetit në terren, adreson menjëherë çështjet që lindin dhe raporton progresin dhe problematikat ditore.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Aftësitë dhe kualifikimet
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Tiranë.
Çfarë ofrojmë
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të.
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun Karriera CCBS ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k. promovon Shanset e Barabarta.