CCBS synon të bëhet kompania e parë “Carbon-Neutral” në Shqipëri deri në vitin 2030.
Linja të reja prodhimi
Sisteme ftohjeje dhe kompresimi ajri
Zgjerimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme
Flotë komerciale 100% elektrike deri në vitin 2030
Materiale të riciklueshme dhe të ricikluara në të gjitha formatet tona
Paketim dytësor 100% i ricikluar
Njësi të Gjeneratës së Re – Zëvendësimi i pajisjeve të ftohjes – Konsum më i ulët energjie
Zëvendësimi i pajisjeve kryesore të prodhimit nga naftë në elektrike
Masa për kompensimin e karbonit
Masat për reduktimin e konsumit të ujit
Synojmë të reduktojmë vazhdimisht konsumin e ujit për çdo litër pije të prodhuar, duke arritur një ulje prej 30% deri në vitin 2030.
Qëllimi i CCBS është të përdorë ambalazhe 100% të riciklueshme dhe të rrisë përdorimin e materialeve të ricikluara dhe të ripërdorshme deri në vitin 2030.

Në vitin 2025, materialet e ricikluara arritën në 53%, krahasuar me 46% në vitin 2024.

Përdorimi i kapakëve të lidhur (Tethered Caps) në shishet Tepelene për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të plastikës në mjedis.

Përdorimi i 100% rPET të ricikluar në të gjitha formatet deri në vitin 2030, duke përjashtuar etiketat dhe kapakët.
Raporti Vullnetar i Qëndrueshmërisë pasqyron progresin e vazhdueshëm të CCBS-së drejt një rritjeje të qëndrueshme afatgjatë dhe përforcon angazhimin e kompanisë në rrugëtimin e saj për t’u bërë kompania e parë në Shqipëri me emetime neto zero të karbonit deri në vitin 2030.
Raporti i Qëndrueshmërisë 2025 paraqet rezultate të matshme në fushat e ndikimit mjedisor, zhvillimit të burimeve njerëzore, krijimit të vlerës ekonomike dhe menaxhimit të përgjegjshëm të zinxhirit të furnizimit, duke riafirmuar qëndrueshmërinë si një nga shtyllat kryesore të strategjisë së biznesit të CCBS-së.
Reduktimi i gjurmës sonë krahasuar me vitin 2023.