CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Përgjegjës Turni
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të programuara brenda turnit, si dhe propozimi i ndryshimeve për arritjen e objektivave të përcaktuara të prodhimit, në përputhje me procedurat dhe politikat e CCBS-së, si dhe me standardet e cilësisë
Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
- Sigurohohet që dyqanet, raftet të jenë të pajisura me llojet dhe sasitë e duhura të produkteve
- Shfaq,rregullon dhe vendos cmimet e produkteve në dyqan
- Kujdeset per raftet e dyqaneve duke hequr produktet e vjetruara ose të dëmtuara
- Monitoron inventarin e dyqaneve bazuar në shitjet dhe marrjen
- Optimizon vëllimin e shitjeve dhe përfitimin duke identifikuar linjat fitimprurëse dhe bestsellerët
- Bën rekomandime për strategjitë promovuese duke përdorur të dhënat e shitjeve dhe çmimeve
- Punon dhe komunikon me blerësit, furnitorët, dyqanet dhe shpërndarësit.
- Të banojë në Sarandë/ Gjirokastër ose zonat përreth
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare, preferohet në degët e Inxhinierisë ose Shkencave të Natyrës.
- Të paktën 3 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm, preferohet në industrinë e pijeve.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Të ketë iniciativë në punë.
- Aftësi të mira komunikuese.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe Outlook
- Njohuri të paktën të njërës prej gjuhëve të huaja: anglisht ose italisht.
- Të ketë disponibilitet per të punuar me 3 turne.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Pagë të 13-të
✔ Bonus në varësi të performancës.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 30/11/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.