CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitje HoReCa Vlorë
Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë
- Arrin objektivat mujore sasiore dhe cilësore për HoReCa.
- Liston dhe mirëmban asortimentin sipas PicOS për ICF & ICNF.
- Identifikon mundësi për rritje përmes aktivizimeve, eventeve dhe materialeve promocionale.
- Negocion vendndodhjet më të mira të aseteve në pikën e shitjes.
- Menaxhon dhe mirëmban asetet HoReCa sipas standardeve.
- Zbaton rutinën ditore të vizitës HoReCa.
- Raporton problematika të cilësisë dhe paketimit.
- Zbaton politikat dhe procedurat e CCBS.
- Njeh në mënyrë të thelluar portofolin HoReCa/OTGF të CCBS.
- Monitoron aktivitetet e konkurrencës në HoReCa/OTGF dhe raporton.
- Zbaton standardet RED dhe përdor të dhënat për negocim.
- Vepron si pikë kontakti për eventet e marketingut në HoReCa/OTGF.
- Koordinon me Marketing për implementimin e eventeve.
- Siguron disponueshmërinë e produktit për evente.
- Monitoron eventet në terren dhe raporton progresin.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës.
Aftësitë dhe kualifikimet
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Vlorë ose në zonat përreth.
Çfarë ofrojmë
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të.
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun Karriera CCBS ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k. promovon Shanset e Barabarta.