Ndihmës Magazinier

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ndihmës Magazinier

Qëllimi i punës:

Ky rol ka si përgjegjësi kryesore të sigurojë menaxhimin korrekt fizik dhe sistemik të produkteve të gatshme, duke garantuar saktësi stoku, respektim të parimeve FIFO / FEFO, përgatitje të saktë të ngarkesave dhe mbështetje të pandërprerë për procesin e shitjes dhe shpërndarjes.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit porositë sipas listave të ngarkimit.
  • Siguron saktësi në picking, paletizim korrekt dhe etiketim të rregullt.
  • Mbështet procesin e ngarkimit të kamionëve në bashkëpunim me karrelistët.
  • Kryen transfertat e produkteve midis magazinës së fabrikës dhe magazinës së jashtme sipas udhëzimit të magazinierit.
  • Siguron regjistrim të saktë të transfertave në sistem.
  • Identifikon produkte të dëmtuara, jo-konforme ose të dyshuara.
  • Izolon fizikisht produktet problematike dhe njofton menjëherë supervisorin.
  • Respekton procedurat për produktet e bllokuara dhe kthimet nga tregu.
  • Merr pjesë në inventare ditore, ciklike dhe mujore.
  • Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe kontrollit të stokut.
  • Siguron rend, pastërti dhe organizim të zonës së magazinës
  • Respekton rregullat e sigurisë në punë (H&S).
  • Përdor korrekt pajisjet dhe mjetet e punës.
  • Ndjek procedurat e brendshme dhe udhëzimet operative

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i Lartë).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi si verbal edhe te shkruar.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Përbën avantazh njohja e një gjuhe të huaj (Italiane dhe/ose Angleze).

Çfarë ofrojmë:

✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS)  ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/09/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle