Coca-Cola sjell magjinë e lidhjeve në Zamna on the Beach

Më 21 dhe 22 gusht, Drymades u mbush me muzikë dhe energji gjatë Zamna on the Beach. Coca-Cola Bottling Shqipëria ishte pjesë e festivalit me një hapësirë të dedikuar për argëtim, fotografi dhe lidhje të reja.

Instalacionet dhe photobooth-et Coca-Cola u kthyen në pika tërheqëse për foto, ndërsa pjesëmarrësit morën kapele, syze festivali dhe çanta të branduara.

Në qendër të eksperiencës ishte aktivizimi “What’s Your Other Half?”. Çdo byrzylyk përbëhej nga dy gjysma, duke i sfiduar pjesëmarrësit të gjenin personin me pjesën tjetër dhe të krijonin një lidhje të re.

Mes ritmeve, atmosferës së bregdetit dhe energjisë së festivalit, Coca-Cola krijoi momente që u ndanë dhe u përjetuan së bashku.

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle