Më 7 dhe 8 gusht, Coca-Cola Bottling Shqipëria ishte pjesë e atmosferës së Dua Fest në Shkodër, duke sjellë pranë pjesëmarrësve portofolin e produkteve Coca-Cola dhe freskinë e Tepelene.
Gjatë dy netëve të festivalit, hapësira Coca-Cola u kthye në një pikë takimi ku vizitorët mund të pushonin, të shijonin produktet e tyre të preferuara dhe të ndanin momente të bukura nën ritmet e muzikës. Në skenë u ngjitën disa prej artistëve më të njohur shqiptarë, mes tyre MC Kresha & Lyrical Son, Alban Skënderaj, Kida, Sardi, Lynx, Endri & Stefi, Offchestra dhe shumë të tjerë.
Aktivizimi “Pop the Balloon” i shtoi përvojës një element argëtues dhe interaktiv, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të fitonin kapele dhe çanta të branduara Coca-Cola. Me produkte të freskëta, lojëra dhe surpriza, prania e Coca-Cola e bëri përvojën në Dua Fest edhe më të veçantë, duke sjellë së bashku njerëzit përmes muzikës, argëtimit dhe momenteve të përbashkëta.























