Më 6 shtator, plazhi i Zvërnecit në Vlorë u mbush me muzikë dhe energji gjatë Sundance Festival. Coca-Cola Bottling Shqipëria iu bashkua atmosferës së festivalit me një hapësirë të dedikuar për freski, argëtim dhe momente të paharrueshme.
Instalacioni ikonik Coca-Cola u kthye në një nga pikat më tërheqëse për fotografi, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ruanin kujtime të veçanta nga mbrëmja. Pijet freskuese të portofolit të Coca-Cola Bottling Shqipëria, së bashku me ujin Tepelene, shoqëruan publikun gjatë gjithë eventit.
Mes muzikës, atmosferës buzë detit dhe energjisë së pjesëmarrësve, Coca-Cola solli edhe një herë njerëzit së bashku, duke e kthyer Sundance Festival në një eksperiencë plot freski dhe momente për t’u ndarë.












