Të dielën, më 13 shtator, Beats & Brunch u kthye në vendin ideal për të shijuar muzikë të mirë, atmosferë festive dhe momente plot argëtim, sigurisht me freskinë e Coca-Cola pranë!
Në hapësirën e dedikuar pjesëmarrësit u bënë pjesë e lojërave argëtuese, fituan dhurata të personalizuara dhe realizuan foto për të kujtuar këtë ditë. Zona e branduar u kthye në një nga pikat më tërheqëse të eventit, ku nuk munguan buzëqeshjet dhe energjia pozitive.
Pjesë e eventit ishte edhe Tepelene, e cila solli freskinë e saj dhe shoqëroi pjesëmarrësit gjatë gjithë ditës.
Me muzikë, shoqëri të mirë dhe shumë momente për t’u ndarë, Beats & Brunch ishte mënyra perfekte për të kaluar të dielën. Një tjetër event ku CCBS ishte pranë njerëzve, duke i shtuar atmosferës më shumë freski, argëtim dhe magji.






























