Më 15 gusht, Moyo në Drymades u mbush me ritmet e DJ me famë ndërkombëtare Mahmut Orhan. Coca-Cola Bottling Shqipëria ishte pjesë e mbrëmjes me një eksperiencë të krijuar për të bashkuar njerëzit dhe për të sjellë momente të paharrueshme.
Në qendër të aktivizimit ishte koncepti “What’s Your Other Half?”. Të pranishmit morën byzylykë Coca-Cola me varëse të ndara në dy pjesë dhe u ftuan të gjenin personin që mbante gjysmën tjetër, një mënyrë argëtuese për të krijuar njohje të reja dhe për të ndarë energjinë e mbrëmjes.
Eksperienca u plotësua me instalacione Coca-Cola, një kënd fotografik interaktiv, tavolinë ping-pongu dhe dhurata të branduara, përfshirë syze dielli dhe aksesorë verorë.
Mes muzikës, perëndimit buzë detit dhe atmosferës së Moyo-s, çdo gjysmë pati mundësinë të gjente pjesën tjetër.





















