Coca-Cola në The Gardens of Babylon

Coca-Cola i shtoi më shumë ngjyra, energji dhe atmosferë eventit The Gardens of Babylon në Moyo, Drimadhë.

Mes muzikës, detit dhe ritmeve të festivalit, të pranishmit u ndalën pranë hapësirës Coca-Cola për të bërë foto, për t’i shtuar look-ut të tyre elemente më festive në këndin e make-up-it dhe për të luajtur një ndeshje ping-pongu me miqtë.

Kapelet, syzet dhe bandanat Coca-Cola u kthyen në aksesorët perfektë dhe në kujtime të bukura nga një fundjavë plot muzikë, stil dhe momente që shijohen së bashku.

Nga perëndimi i diellit deri në orët e vona, Coca-Cola ishte pjesë e atmosferës që e bëri The Gardens of Babylon edhe më të veçantë.