CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ndihmës Magazinier
Qëllimi i punës
Ky rol ka si përgjegjësi kryesore të sigurojë menaxhimin korrekt fizik dhe sistemik të produkteve të gatshme, duke garantuar saktësi stoku, respektim të parimeve FIFO / FEFO, përgatitje të saktë të ngarkesave dhe mbështetje të pandërprerë për procesin e shitjes dhe shpërndarjes.
· Roli dhe përgjegjësitë:
· Përgatit porositë sipas listave të ngarkimit.
· Siguron saktësi në picking, paletizim korrekt dhe etiketim të rregullt.
· Mbështet procesin e ngarkimit të kamionëve në bashkëpunim me karrelistët.
· Kryen transfertat e produkteve midis magazinës së fabrikës dhe magazinës së jashtme sipas udhëzimit të magazinierit.
· Siguron regjistrim të saktë të transfertave në sistem.
· Identifikon produkte të dëmtuara, jo-konforme ose të dyshuara.
· Izolon fizikisht produktet problematike dhe njofton menjëherë supervisorin.
· Respekton procedurat për produktet e bllokuara dhe kthimet nga tregu.
· Merr pjesë në inventare ditore, ciklike dhe mujore.
· Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe kontrollit të stokut.
· Siguron rend, pastërti dhe organizim të zonës së magazinës
· Respekton rregullat e sigurisë në punë (H&S).
· Përdor korrekt pajisjet dhe mjetet e punës.
· Ndjek procedurat e brendshme dhe udhëzimet operative
Aftësitë dhe kualifikimet:
· Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i Lartë).
· Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
· Aftësi shumë të mira komunikimi si verbal edhe te shkruar.
· Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
· Përbën avantazh njohja e një gjuhe të huaj (Italiane dhe/ose Angleze).
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/02/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.