Nga 4 deri më 8 Qershor, UNUM Festival mblodhi në bregdet mijëra të apasionuar pas muzikës, atmosferës dhe eksperiencave unike, ku Coca-Cola Bottling Shqipëria u bë pjesë e festivalit me aktivizime dhe momente plot freski për të gjithë pjesëmarrësit.
Zona Coca-Cola u kthye në një nga pikat më të frekuentuara të eventit, duke sjellë një kombinim perfekt mes muzikës, lojërave interaktive, “chill zone” dhe freskisë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin hapësirën food court, aktivizimin “Pop the Balloon”, surpriza të ndryshme dhe hapësira të dedikuara për foto e relaks pranë detit.
Me atmosferën unike të UNUM dhe energjinë ikonike të Coca-Cola, festivali solli pesë ditë plot muzikë, momente të bukura dhe kujtime që do të mbeten gjatë.

















