Më 28 dhe 29 Prill, Shpat Deda dhe The Private Jets sollën koncertin “Katarsis” në Universitetin e Arteve në Tiranë, duke ofruar dy mbrëmje me muzikë dhe plot emocione. Ambienti intim krijoi një atmosferë unike, ku fansat mundën të përjetonin plotësisht rrëfimin artistik dhe performancën live.
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) ishte e pranishme me Coca-Cola, duke i shtuar freski eksperiencës.
Për ta bërë momentin edhe më të veçantë, CCBS krijoi një kënd “meet & greet”, ku fansat patën mundësinë të bënin foto dhe të takoheshin me artistin pas koncertit.
Eventi bashkoi muzikën, njerëzit dhe momente të paharrueshme, duke forcuar angazhimin e CCBS për të mbështetur eksperiencat kulturore në Shqipëri.




















