CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitjesh KA Jug (Sarandë, Gjiroakstër, Tepelenë).
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
- Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
- Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
- Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
- Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
- Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë ose në zonat përreth.
Çfarë ofrojmë:
- ✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
- ✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
- ✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
- ✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
- ✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
- ✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
- ✔ Pagë të 13-të.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 31/08/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.