Coca-Cola sa me t’u knaq Zamna

Më 16 maj, Zamna Festival, Tirana 2026 solli në Pallatin e Kongreseve një atmosferë plot muzikë, drita dhe energji elektrizuese, ku Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) u bë pjesë e eksperiencës me aktivizime të dedikuara për të gjithë pjesëmarrësit.

Në Coca-Cola “Chill Zone”, pjesëmarrësit patën mundësinë të relaksoheshin, të rifreskoheshin dhe të shijonin atmosferën e festivalit mes ritmeve të muzikës elektronike.

Ndërkohë, “Experience the Magic” solli një eksperiencë me drita dhe efekte vizuale që i dhanë festivalit një tjetër dimension. Nga fotot spontane, videot dhe momentet me miqtë, deri tek aksesorët e personalizuar si bandanat dhe kapelet Coca-Cola, çdo detaj u bë pjesë e atmosferës unike.

Mes performancave elektrizuese dhe mijëra pjesëmarrësve, Coca-Cola ishte aty për të shoqëruar momentet më të bukura të natës, sa me t’u knaq Zamna.