Black Coffee në Tiranë: Një natë plot ritëm, freski dhe momente që vetëm Coca-Cola di t’i krijojë

Më 4 Qershor, Tirana u kthye në destinacionin e muzikës elektronike me performancën e artistit ndërkombëtar Black Coffee, duke sjellë një atmosferë plot energji, ritëm dhe momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Coca-Cola Bottling Shqipëria u bë pjesë e këtij eventi me një zonë të dedikuar “Experience the Magic”, ku festivali u shoqërua me freski, aktivitete interaktive dhe ambiente chill për të gjithë të pranishmit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të relaksoheshin në Coca-Cola Chill Zone, të realizonin foto në instalacionin special të eventit dhe të shijonin atmosferën nën ritmet e Black Coffee.

Me muzikën, energjinë dhe momentet e ndara mes miqsh, ky event solli një nga eksperiencat më të veçanta të këtij sezoni veror.