CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialiste e Burimeve Njerezore
Qëllimi i punës:
HR Specialist, është përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim, organizimin e programeve të zhvillimit profesional dhe menaxhimin e proceseve të vlerësimit të performancës së punonjësve, me qëllim rritjen e efektivitetit organizativ dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxherët e departamenteve
- Harton dhe ndjek planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit të stafit
- Organizon dhe koordinon trajnime të brendshme dhe të jashtme
- Suporton procesin e onboarding-ut të punonjësve të rinj
- Administron dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve
- Koordinon ciklet e performancës dhe siguron respektimin e afateve
- Përgatit raporte mbi trajnimin, performancën dhe zhvillimin e punonjësve
- Mbështet procese HR si rekrutimi dhe administrimi i të dhënave të punonjësve
- Siguron administrim korrekt dhe konfidencial të dokumentacionit
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në HR. Njohuri mbi sistemet e vlerësimit të performancës dhe KPI.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi analitike dhe organizative.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe sistemeve HR.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Aftësi Personale:
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale.
- Mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Diskrecion dhe etikë profesionale.
- Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 30/09/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.