CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Karrelist
Qëllimi i punës
Të arrijë objektivat e përcaktuara duke zbatuar në mënyrë korrekte fazat e proceseve të punës; të minimizojë ndalesat e mjetit të punës (pirunit ngritës); si dhe të reduktojë mungesat.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Transporton produktet nga zona e magazinimit në automjetet ose rimorkiot e distributorëve, sipas udhëzimeve të magazinierit.
- Sistemon produktet në vendin e duhur të magazinimit.
- Kryen çdo ditë kontrollin dhe mirëmbajtjen bazë të mjetit të punës (pirunit ngritës).
- Operon me pirunin ngritës në përputhje të plotë me rregullat e sigurisë teknike, duke garantuar një punë të sigurt dhe efikase.
- Mban ambientin e punës të pastër dhe të rregullt.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë e arsimit të mesëm ose diplomë nga një shkollë profesionale.
- Leje drejtimi për transportin e mallrave të rrezikshme (ADR).
- Minimumi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
- Të demonstrojë aftësitë dhe kompetencat e tij/saj gjatë realizimit të programit të punës.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Bonuse dhe shpërblime të ndryshme bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/09/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.