Coca-Cola Bottling Shqipëria iu bashkua energjisë së Berat Green Half Marathon, duke sjellë hidratim dhe atmosferë pozitive në një nga garat më piktoreske në Shqipëri.
Mes bukurisë së Beratit, vrapuesit treguan shpirtin e garës nga fillimi deri në finish duke sfiduar veten dhe duke festuar çdo hap të rrugëtimit.
Pranë tyre ishte Powerade, duke i ndihmuar të qëndrojnë të freskët dhe të performojnë në maksimum. Nga kilometrat e parë deri në vijën e finish-it, hidratimi ishte kyç dhe Powerade ishte aty për ta ofruar.
Zona jonë e aktivizimit u kthye në një pikë takimi plot gjallëri, ku vrapuesit dhe spektatorët mund të rifreskoheshin, të merrnin energji dhe të festonin së bashku. Buzëqeshje, djersë dhe pushime të merituara e bënë eksperiencën edhe më të veçantë.
Në CCBS, jemi krenarë të mbështesim evente që frymëzojnë aktivitetin fizik, mirëqenien dhe komunitetin, sepse çdo finish meriton të festohet.



















