Ekzektiv Shitje për Zonën e Fierit

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzektiv Shitje për Zonën e Fierit

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:

· Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.

· Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.

· Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.

· Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.

· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.

· Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.

· Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.

Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).

· Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.

· Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.

· Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.

Aftësitë dhe kualifikimet:

· Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.

· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.

· Të ketë dëshirë të punojë në terren.

· Leje drejtimi automjeti.

· Të banojë në Fier.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/02/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.