Coca-Cola Summer Festival 3: Në Ritmin e Verës

Coca-Cola Bottling Shqipëria riktheu energjinë në Sheshi Skënderbej me edicionin e tretë të Coca-Cola Summer Festival, duke mirëpritur rreth 25,000 fansa për një natë të mbushur me muzikë dhe vibra verore.

Në skenë performuan disa nga artistët më të njohur shqiptarë, përfshirë Xhensila Myrtezaj, Nora Istrefi, Alar Band, Klea Huta, Fifi, Orgesa Zaimi, Renis Gjoka, Klint Çollaku dhe DJ Sardi, të cilët mbajtën publikun duke kënduar dhe kërcyer për orë të tëra. Kulmi i mbrëmjes ishte prezenca e yllit ndërkombëtar Era Istrefi, e cila iu bashkua festivalit në kulmin e suksesit të saj global, duke i shtuar edhe më shumë emocion dhe energji skenës.

Edhe një herë, festivali konfirmoi vendin e tij si një nga eventet më të shumëpritura të sezonit, duke bashkuar njerëzit për të festuar muzikën, energjinë dhe momentet e përbashkëta të verës.