Share a Coke në Mahmut Orhan Live në Tiranë – Një Natë për t’u Mbajtur Mend!

Më 24 Maj, mbi 6,000 pjesëmarrës u mblodhën në Sheshi Skënderbej për një natë elektrizuese me DJ-në ndërkombëtar Mahmut Orhan, dhe Coca-Cola ishte krenarisht në zemër të gjithë eksperiencës. Nga ora 18:00 deri në mesnatë, prania jonë dinamike e shndërroi sheshin në një festë të gjallë muzike, energjie dhe dashurie për markën.

Këndi ynë “Coca-Cola Engagement Corner” u dallua si një nga pikat kryesore të eventit, duke tërhequr mijëra vizitorë përmes eksperiencave interaktive, pikave angazhuese të markës dhe instalacioneve kreative. Me hyrje LED, harqe të branduara, video-loop dhe struktura vizuale tërheqëse, sollëm në jetë frymën e fushatës “Share a Coke”. Dhuratat e personalizueshme si bluza të printuara, çanta tote, byzylykë dhe sticker-a për celularë krijuan lidhje personale me fansat.

Kornizat e personalizuara për foto dhe elementët e qëndrueshmërisë, si sinjalistika për riciklimin, treguan angazhimin tonë jo vetëm për ndikim pozitiv, por edhe për përgjegjësi mjedisore.