Tepelene sjell më pranë tifozët me momentet e Playoff-it të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Tepelene i është bashkuar tifozëve në të gjithë vendin për të festuar emocionin e playoff-it të Kombëtares, duke lançuar një fushatë të dedikuar për të pasuruar eksperiencën e ditës së ndeshjes.

Një spot televiziv 15-sekondësh në TV Klan fton publikun të përjetojë së bashku këtë moment, ndërsa rrjetet sociale mbajnë gjallë energjinë para dhe gjatë ndeshjes. Në ditën e ndeshjes, Tepelene është e pranishme edhe me një banner në transmetimin live, duke siguruar dukshmëri të lartë në një moment kyç kombëtar.

Përmes këtij aktivizimi, Tepelene bëhet pjesë e emocioneve të përbashkëta të lojës, duke afruar tifozët, duke festuar së bashku dhe duke mbështetur shpirtin e futbollit.