Siguria në drejtim: trajnim për punonjësit e CCBS

Coca-Cola Bottling Shqipëria zhvilloi një trajnim për punonjësit mbi temën “Siguria në drejtim: ndryshimet dhe shtesat në Kodin Rrugor”, duke vënë në fokus njohuritë dhe përgjegjësitë që lidhen me përdorimin e sigurt të automjeteve.

Trajnimi trajtoi rëndësinë e kontrollit rutinë dhe periodik të automjetit, njohjen e ndryshimeve ligjore dhe masave administrative, si dhe pasojat dhe përgjegjësitë që lidhen me aksidentet rrugore. Këto tema sollën në vëmendje rolin e çdo drejtuesi në parandalimin e rreziqeve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Për CCBS, zhvillimi i njohurive të punonjësve shkon krah për krah me forcimin e kulturës së sigurisë. Përmes trajnimeve të tilla, kompania nxit ndërgjegjësimin dhe sjelljen e përgjegjshme në lëvizjet e përditshme.

Siguria në rrugë nis nga vendimet që marrim çdo ditë: nga kontrolli i automjetit, te vëmendja në drejtim dhe respekti për të gjithë përdoruesit e rrugës.

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle