Durrës, 20 nëntor 2026 – Në kuadër të nismës “Youth Environmental Action”, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), në bashkëpunim me N’Zon Creative Industries dhe Kongresin Rinor Kombëtar (KRK), organizuan një aksion pastrimi në plazhin publik, Sektor Rinia, në Durrës.
Aktiviteti synoi të ndërgjegjësonte të rinjtë mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të përgjegjshëm të mbetjeve dhe riciklimit. Studentë dhe vullnetarë u angazhuan në pastrimin e plazhit, ndërsa mbetjet e grumbulluara do të transportohen drejt një stabilimenti riciklimi, ku materialet e riciklueshme do të përpunohen për t’u dhënë një jetë të dytë.
Në aktivitet mori pjese dhe Bashkisë Durrës. Gjatë aksionit u dhuruan gjithashtu kosha me mbishkrime të diferencuara sipas kategorive të mbetjeve, për të nxitur ndarjen e tyre që në burim dhe ruajtjen e pastërtisë së zonës.
Nisma “Youth Environmental Action” ndërthur veprimet konkrete në terren me workshop-e mbi qëndrueshmërinë, ekonominë qarkulluese dhe riciklimin, duke nxitur angazhimin aktiv të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.
Për Coca-Cola Bottling Shqipëria, kjo iniciativë është pjesë e angazhimit afatgjatë për menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve, reduktimin e ndikimit negativ të aktivitetit të saj në mjedis dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme.
Një aksion që përcolli mesazhin se mbrojtja e mjedisit nis nga veprimet e përditshme dhe se mbetjeve mund t’u jepet një jetë e dytë përmes riciklimit.




