Në një atmosferë të ngrohtë Coca-Cola Bottling Shqipëria organizoi një ceremoni të veçantë për të nderuar punonjësit që kanë arritur 10 dhe 30 vite shërbim në kompani.
Në prani të znj. Maria Cristina Busi Ferruzzi, Administratore e Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe Presidente e Ujit të Ftohtë Tepelenë, znj. Sara Fani, Zv. Presidente Ekzekutive, si dhe z. Ilir Morina, General Manager, punonjësit e vlerësuar u falenderuan për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar ndër vite. Drejtuesit e kompanisë ndanë personalisht vlerësimet dhe mirënjohjet për kolegët që kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë dhe suksesit të CCBS.
Për 30 vite shërbim u vlerësuan Hava Pelinku, Gentjan Dybeli dhe Florjan Myrtaj, ndërsa për 10 vite shërbim u nderuan Armisa Sinaj, Besnik Feçi, Aserta Rexha, Edmond Gjunksi, Besjana Rusi dhe Flogert Durrsi.
Në CCBS besojmë se njerëzit janë forca që qëndron pas çdo suksesi dhe se përkushtimi i tyre është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen. Faleminderit për kontributin, besnikërinë dhe historinë që vazhdoni të ndërtoni së bashku me ne.
















