Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) mblodhi së bashku punonjësit në kuadër të “Staff Retreat 2026”, një ditë e dedikuar forcimit të frymës së ekipit dhe bashkëpunimit mes kolegëve përmes aktiviteteve dhe eksperiencave të përbashkëta.
Në një atmosferë positive dhe plot energji, ky “retreat” përfshiu një sërë lojërash “team-building”, sfidash interaktive dhe aktivitete sportive që inkurajuan komunikimin, bashkëpunimin dhe angazhimin mes ekipeve. Punonjës nga departamente të ndryshme u bënë pjesë e aktiviteteve të krijuara për të ndërtuar besim, frymë ekipi dhe energji pozitive.













Nga lojërat sportive dhe sfidat në grup, deri tek momentet relaksuese dhe sociale, eventi krijoi një ambient ku kolegët mund të lidhen më shumë me njëri-tjetrin jashtë përditshmërisë së punës dhe të krijojnë kujtime të bukura së bashku.
Staff Retreat 2026 theksoi angazhimin e vazhdueshëm të CCBS për të ndërtuar një kulturë pune pozitive, ku punonjësit ndihen të vlerësuar, të motivuar dhe të bashkuar.
Përmes eksperiencave të përbashkëta dhe momenteve të bashkëpunimit, CCBS vazhdon të forcojë kulturën dhe marrëdhëniet që mbështesin suksesin dhe zhvillimin afatgjatë të kompanisë.

















