CCBS publikon Raportin e tretë të Qëndrueshmërisë: Vijon angazhimi për transparencë, përgjegjshmëri dhe një të ardhme më të qëndrueshme

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) ka publikuar Raportin e saj të tretë të Qëndrueshmërisë, duke prezantuar rezultatet dhe progresin e kompanisë gjatë vitit 2025 në fushat e mjedisit, njerëzve dhe ndikimit ekonomik.

Raporti, i përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare GRI dhe i verifikuar nga Ernst & Young, pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për të krijuar vlerë afatgjatë për komunitetet, partnerët dhe mjedisin.

“Qëndrueshmëria është pjesë e mënyrës se si operojmë dhe marrim vendime çdo ditë. Progresi i arritur gjatë vitit 2025 tregon se investimet në energji, qarkullueshmëri, inovacion dhe zhvillimin e njerëzve po japin rezultate konkrete dhe të matshme”, deklaroi Luca Busi, President i CCBS.

Ndër treguesit kryesorë të vitit 2025:

  • 31% e konsumit total të energjisë elektrike u mbulua nga sistemi fotovoltaik;
  • 85% e mbetjeve të fabrikës u rikuperuan përmes riciklimit;
  • 53% e materialeve të paketimit ishin materiale të ricikluara;
  • 74% e materialeve të përdorura ishin materiale të rinovueshme;
  • Ekipi i kompanisë arriti në 400 punonjës;
  • U realizuan 6,420 orë trajnimi përgjatë vitit;
  • 80% e bazës së furnitorëve përbëhej nga furnitorë lokalë;
  • Të ardhurat e kompanisë u rritën me 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Raporti riafirmon objektivin afatgjatë të CCBS për t’u bërë kompania e parë industriale Carbon Neutral në Shqipëri deri në vitin 2030, përmes investimeve të vazhdueshme në energji të rinovueshme, mobilitet të qëndrueshëm dhe inovacion.

Shkarko PDF “RAPORTI I QËNDRUESHMËRISË 2025”

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle