Coca-Cola Bottling Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e prodhimit me instalimin e linjës së parë Krones në fabrikën tonë në Shqipëri.
Ceremonia e inaugurimit dhe prerjes së shiritit u zhvillua në praninë e znj. Maria Cristina Busi Ferruzzi, Administratore e Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe Presidente e Ujit të Ftohtë Tepelenë, si dhe të znj. Sara Fani, Zv. Presidente Ekzekutive, duke shënuar zyrtarisht fillimin e një investimi strategjik që sjell në Shqipëri një nga teknologjitë më të avancuara të industrisë së pijeve.
Linja e re Krones rrit efikasitetin, saktësinë dhe standardet e cilësisë në çdo fazë të procesit të prodhimit, duke forcuar më tej angazhimin e CCBS për të ofruar produkte të prodhuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Për konsumatorët, kjo do të thotë produkte me cilësi edhe më të lartë, paketim më të qëndrueshëm, kontroll më të avancuar të sigurisë ushqimore dhe të njëjtën shije të shkëlqyer në çdo shishe.
Falë kësaj teknologjie, CCBS do të prodhojë më shpejt, më zgjuar dhe më qëndrueshëm, duke mbështetur inovacionin dhe përkushtimin tonë për t’u ofruar konsumatorëve produktet që duan, me standardet më të larta ndërkombëtare.
Ky investim nuk është vetëm një avancim teknologjik, është një investim në cilësi, inovacion dhe të ardhmen e konsumatorëve tanë.


















