CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin e punës: Brand Manager UFT (Uji i Ftohtë Tepelene)
Brand Manager është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe zhvillimin e markës, duke vepruar me mendësi sipërmarrëse për të maksimizuar performancën, pozicionimin në treg dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit të markës.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Të kuptojë konsumatorët lokalë dhe konkurrencën për të zhvilluar strategji dhe plane rritjeje për maksimizimin e performancës së markës.
- Të jetë përgjegjës për planin marketing dhe kalendarin e aktiviteteve të markës, duke garantuar cilësi dhe ekselencë në ekzekutim.
- Të hartojë dhe drejtojë planin e komunikimit për mbështetjen e të gjitha markave.
- Të zhvillojë platforma komunikimi të përshtatshme për tregun lokal.
- Të kuptojë nevojat kryesore të klientëve në çdo kanal, strategjitë konkurruese dhe kapacitetet e sistemit për të identifikuar mundësi dhe prioritete biznesi.
- Të analizojë pozicionimin e çmimeve në të gjitha kanalet për të fituar pjesë tregu bazuar në pozicionimin e markës.
- Të kryejë analiza biznesi për të ofruar një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
- Të mbështesë zhvillimin e propozimeve të markës në nivel lokal dhe përmirësimin e arkitekturës/dizajnit të markës për të siguruar rritje dhe përfitueshmëri të qëndrueshme.
Aftësitë dhe Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose Administrim Biznesi.
- Mbi 4 vite eksperiencë në marketing.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në industrinë FMCG, preferohet në kompani pijesh.
- Aftësi të forta për krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka fokus të lartë në tregti, promovim, shitje dhe partneritete.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, me orientim drejt punës në grup.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e italishtes përbën avantazh).
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.