Coca-Cola Bottling Shqipëria organizoi një ditë informuese dhe sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktiviteti bashkoi punonjëset dhe punonjësit e kompanisë rreth një mesazhi të përbashkët: mes angazhimeve të përditshme, kujdesi për veten meriton gjithmonë vëmendje.
Ky takim krijoi një hapësirë për informim, bashkëbisedim dhe mbështetje. Në qendër të tij ishte ndërgjegjësimi për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, si dhe rëndësia e vendosjes së shëndetit në prioritet.
Zv. Presidentja Ekzekutive Sara Fani dhe Drejtori i Përgjithshëm Ilir Morina përcollën mesazhin se ndërgjegjësimi dhe mbështetja janë përgjegjësi e të gjithëve.
Për CCBS, mirëqenia e njerëzve është pjesë e kulturës së kompanisë. Përmes nismave të tilla, synojmë të nxisim një mjedis pune ku shëndeti diskutohet hapur dhe çdo person ndihet i mbështetur.
Mesazhi i kësaj dite shkon përtej Tetorit Rozë: ndërsa kujdesemi për njerëzit që kemi pranë, të mos harrojmë të kujdesemi edhe për veten.










