CCBS në Panairin e Karrierës 2026 në Universitetin Polis

Coca-Cola Bottling Shqipëria ishte pjesë e Panairit të Karrierës 2026 të organizuar nga Universiteti Polis, një event që solli së bashku kompani dhe studentë me qëllim krijimin e lidhjeve të vlefshme profesionale dhe eksplorimin e mundësive të reja të punësimit.

Gjatë aktivitetit, ekipi i CCBS pati mundësinë të takojë dhjetëra studentë dhe të diplomuar të rinj, duke ndarë me ta informacione mbi programet e praktikës, mundësitë e punësimit dhe rrugët e zhvillimit profesional brenda kompanisë. Diskutimet u fokusuan në ndërtimin e karrierës, aftësitë e kërkuara në treg dhe rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja në këtë panair ishte një mundësi e rëndësishme për të identifikuar talente të reja dhe për të forcuar lidhjet me komunitetin akademik, duke mbështetur të rinjtë në hapat e parë të rrugëtimit të tyre profesional.

CCBS mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive për zhvillim dhe në ndërtimin e një brezi të ri profesionistësh, të gatshëm për sfidat e së ardhmes.