“Roli ynë për një Shqipëri më të Gjelbër”
Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton flotën e saj prej 56 automjetesh 100% elektrike, të cilat reduktojnë 178 ton CO₂ çdo vit – një sasi ekuivalente me përthithjen vjetore të 13,327 pemëve.
“Green Mobility” është një iniciativë e financuar plotësisht nga Coca-Cola Bottling Shqipëria, me synimin për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Duke nisur nga Tirana, flota elektrike do të shtrihet gradualisht në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer si frymëzim për individë, komunitete, biznese dhe institucione publike për t’iu bashkuar rrugëtimit drejt një stili jetese më të gjelbër.
Zbatimi i kësaj iniciative përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm në operacionet e përditshme të CCBS dhe është rezultat i një sërë veprimesh të ndërmarra ndër vite në kuadër të një qasjeje të qëndrueshme mjedisore.
Disa nga këto aktivitete përfshijnë:
Investime të vazhdueshme në përdorimin e shisheve të ripërdorshme.
Mbjelljen e 1,000 pemëve në ambientet e CCBS dhe 30 pemëve pranë Liqenit Artificial të Tiranës;
Pastrimin e 21 ton mbetjeve brenda një viti;
Lehtësimin e aktivitetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit përmes dhurimit të një automjeti elektrik;
Riciklimin e 50% të plastikës përmes metodologjisë rPET;
Pas suksesit 6-vjeçar të “Green Mobility” në Itali, Coca-Cola mbështet dhe inkurajon Shqipërinë në angazhimin e saj të gjelbër.
“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve ku operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë gjithmonë një vlerë thelbësore e The Coca-Cola Company,” – u shpreh Alex Zigliara, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Company për Italinë dhe Shqipërinë.
“Mbrojtja e mjedisit është një nevojë parësore për territoret dhe banorët e tyre. Kjo nevojë është adresuar në angazhimin tonë global ‘A World Without Waste’ dhe ka qenë gjithmonë në fokusin qendror të sistemit tonë. Programi ‘Green Mobility’ përfaqëson krenari dhe konfirmim të vëmendjes sonë të shtuar ndaj Shqipërisë.”



Me përkushtimin personal të Presidentit Luca Busi, CCBS është angazhuar në frontin e zhvillimit të qëndrueshëm, me synimin për t’u bërë brenda pak vitesh një model në skenën kombëtare.
Investimi në “Green Mobility” është një kontribut real dhe një shembull konkret që rrit ndërgjegjësimin për rolin që secili prej nesh ka ndaj mjedisit.
“Ky nuk është një ëndërr, por puna jonë e përditshme. Është gjithashtu fillimi i objektivit tonë madhor për të trefishuar flotën elektrike në të gjithë Shqipërinë dhe për të reduktuar më tej CO₂, duke sjellë përfitime vjetore për pyjet e Shqipërisë sonë të dashur,” – deklaroi Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria.
Presidenti i CCBS theksoi gjithashtu nevojën për ndërtimin e një infrastrukture kombëtare me pika karikimi dhe mbështetje për masat rregullatore të nevojshme për përdoruesit e automjeteve elektrike, me qëllim reduktimin e ndikimit mjedisor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
Vlen të theksohet se CCBS është kompania e parë që ka vënë në funksion një flotë të plotë automjetesh elektrike në Tiranë, duke hedhur hapin e parë drejt projektit më të madh të elektrifikimit të flotës në Shqipëri.





