Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) ka hedhur në tregun shqiptar, prej disa javësh, shishet e para të prodhuara nga 100% plastikë e ricikluar (rPET).
Shishet e reja 100% rPET do të përdoren për produktet Coca-Cola, si dhe për të gjitha markat e tjera në portofolin e kompanisë, në formatet 0.45L dhe 0.9L. Gjatë vitit 2021 janë prodhuar gjithsej 4,740,000 paketime rPET, duke konfirmuar angazhimin tonë drejt një ekonomie gjithnjë e më të qëndrueshme.
“Rruga jonë drejt paketimit 100% të riciklueshëm ka nisur tashmë dhe sot po avancojmë më tej duke përdorur plastikë të ricikluar, që mundëson ciklin nga shishe në shishe dhe rikthimin e saj në një shishe të re. Në këtë mënyrë, kontribuojmë në modelin e riciklimit të shisheve plastike, duke ofruar PET të riciklueshëm dhe duke operuar përmes PET të ricikluar, me përfitues të drejtpërdrejtë konsumatorët dhe ekonominë vendase,” – u shpreh Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria.
Kjo risi në prodhimin me shishe rPET është pjesë e strategjisë afatgjatë të The Coca-Cola Company, në kuadër të projektit global World Without Waste, i cili përfshin projekte ambicioze dhe të qëndrueshme që po zbatohen progresivisht edhe në Shqipëri.
Angazhimi mjedisor i CCBS ndër vite
Përveç rritjes së përdorimit të plastikës së ricikluar në paketim, CCBS i kushton vëmendje çështjeve mjedisore që prej vitit 2010, përmes iniciativave si:
-
Sistemi i pastrimit të ujërave – ndërtimi i një prej impianteve më të mëdha në Shqipëri për trajtimin e ujërave të shkarkuara, të cilat ripërdoren për ujitje të pemëve dhe hapësirave të gjelbra (investim prej 1 milion eurosh).
-
Mbjellja e pemëve në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës dhe investime në zona të tjera rekreative.
-
Aksione për pastrimin e vijës bregdetare, në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe organizata mjedisore.
-
Reduktimi i CO₂ përmes automjeteve 100% elektrike, me 76 automjete në Tiranë, Durrës dhe Kavajë, që reduktojnë 242 ton CO₂ në vit – ekuivalente me kontributin e mbi 18,000 pemëve çdo vit.
-
Investim në 9 stacione karikimi elektrik në Tiranë, Durrës dhe Kavajë, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës për automjete elektrike dhe reduktimin e ndotjes urbane.
-
Investimi në panele fotovoltaike, për reduktim të mëtejshëm të emetimeve të CO₂ në atmosferë.
Në vijim të praktikave të mira dhe në mbështetje të procesit të riciklimit, Coca-Cola në Shqipëri prezanton gjithashtu shishen e re dinamike të produktit Sprite, duke kaluar nga paketimi historik jeshil në një shishe transparente, të riciklueshme dhe të ricikluar (“Clear”).
Paketimi transparent PET e bën riciklimin më të lehtë, duke mundësuar rikthimin e materialit në një shishe të re. Ky ndryshim përbën një tjetër investim në kuadër të projektit ndërkombëtar “World Without Waste”.
Produkte për një stil jetese më të shëndetshëm
Duke mbrojtur mjedisin, ne vazhdojmë të prodhojmë produkte që plotësojnë nevojat e konsumatorëve tanë, përfshirë produkte Zero Sheqer, pije jo të gazuara, si dhe ujëra me vitamina dhe shije të ndryshme.
Mirëqenia rritet paralelisht me zgjidhje teknologjike që përmirësojnë proceset e prodhimit të produkteve cilësore. Pavarësisht investimeve të larta, angazhimi ynë mbetet i qartë: mbrojtja e mjedisit dhe, rrjedhimisht, e shëndetit, turizmit, ekonomisë dhe jetës së çdo qytetari shqiptar.





