Coca-Cola feston 30 vite prezencë në Shqipëri

Festime te Piramida dhe koncert live në Sheshin “Nënë Tereza”


Tiranë, 20 Maj 2024Coca-Cola shënoi 30 vite prezencë në Shqipëri, duke festuar rrugëtimin e saj si një brand i rrënjosur thellë në stilin e jetës shqiptare dhe si një kontribuues krenar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përvjetori u festua zyrtarisht më 19 maj në Piramida e Tiranës, në të njëjtën datë kur impianti i prodhimit nisi për herë të parë operacionet në vitin 1994. Eventi u nderua nga prania e Kryeministrit z. Edi Rama, si edhe përfaqësues të institucioneve, klientëve dhe partnerëve.

Piramida, një simbol që lidh të shkuarën e Shqipërisë me vizionin për të ardhmen, u zgjodh si vend domethënës për të reflektuar mbi rrugëtimin e kompanisë – nga fillimet në vitet ’90 deri tek rritja dhe investimet e vazhdueshme sot. Si partneri zyrtar i bottling për The Coca-Cola Company në Shqipëri, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) shfrytëzoi këtë moment për të theksuar angazhimin afatgjatë ndaj inovacionit, kontributit ekonomik dhe qëndrueshmërisë.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri ndau reflektimet e tij mbi marrëdhënien unike të ndërtuar ndër vite mes brandit global Coca-Cola dhe Shqipërisë. Momentet përmbyllëse u shënuan me një dolli festive, duke prezantuar kanaçe Coca-Cola në edicion të limituar, të krijuara posaçërisht për 30-vjetorin.

Pas festimit institucional, atmosfera vijoi me një koncert publik në Sheshi Nënë Tereza. Muzika ishte kulmi i mbrëmjes, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të festuar nën performancat e disa prej artistëve më të njohur shqiptarë, si Elvana Gjata, Ylli Limani dhe McKresha, duke sjellë në jetë frymën e “Real Magic” që Coca-Cola krijon në momentet e përbashkëta – nga koncertet te ndeshjet e futbollit.

Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, Luca Busi, u shpreh:

“Jemi krenarë dhe të nderuar nga prania e Kryeministrit dhe mirënjohës për vlerësimin e lidhjes së Coca-Cola me Shqipërinë. Ky përvjetor nuk është vetëm një festë e së shkuarës, por një forcim i vizionit tonë për të ardhmen – duke vijuar të kontribuojmë në rritjen ekonomike dhe duke avancuar angazhimet tona për qëndrueshmëri.”

Nga ana e saj, Phillipine Mtikitiki, Zëvendëspresidente e Operacioneve për Italinë dhe Shqipërinë në The Coca-Cola Company, shtoi:

“Suksesi i Coca-Cola në çdo treg vjen nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët e bottling, lidhja e fortë me konsumatorët lokalë dhe aftësia për t’u përshtatur me shijet vendase. Jemi krenarë që gjatë këtyre 30 viteve Coca-Cola është bërë kaq thellësisht shqiptare, falë përkushtimit të ekipeve të CCBS dhe njerëzve të Shqipërisë që zgjedhin një Coca-Cola në momentet e tyre të përditshme të freskisë dhe festës.”

Si pjesë e 30-vjetorit, Coca-Cola lançoi edhe një fushatë të dedikuar për këtë moment historik, e ndërtuar mbi mesazhin:
“Për çdo brohoritje që kemi pasur, të tjera do të vijnë.”

Fushata theksoi praninë e brandit si në momentet e përditshme, ashtu edhe në ngjarjet madhore kombëtare.

Gjithashtu, u prezantua një paketim në edicion të limituar me logon e 30-vjetorit. 90 konsumatorë që morën pjesë në promocion përfituan shpërblime ekskluzive, përfshirë akses backstage në koncert, duke e bërë festën edhe më të paharrueshme.