- Raporti i përgatitur nga Deloitte Albania dhe i certifikuar nga Ernst & Young
- Energjia, mobiliteti dhe paketimi mbeten prioritete strategjike
- Reduktim i mëtejshëm i emetimeve direkte: –786 ton CO₂ krahasuar me vitin e kaluar
- 394 punonjës, nivel rekord trajnimesh dhe 93% e vlerës ekonomike e rikthyer në treg
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) – partneri i autorizuar prej 31 vitesh për prodhimin, paketimin, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të The Coca-Cola Company në Shqipëri – prezanton Raportin e saj të dytë të Qëndrueshmërisë, duke përmbledhur rezultatet e arritura dhe duke konsoliduar Roadmap-in drejt objektivit për t’u bërë kompania e parë Karbon-Neutrale në Shqipëri deri në vitin 2030.
Ky objektiv po merr formë përmes investimeve konkrete dhe rezultateve të matshme: nga energjia e rinovueshme tek mobiliteti i qëndrueshëm, nga inovacioni në paketim tek zhvillimi i njerëzve.
Raporti, i përgatitur nga Deloitte Albania dhe i certifikuar nga Ernst & Young, pasqyron veprimet e ndërmarra nga CCBS dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë ndaj qëndrueshmërisë, përmes rezultateve të matshme dhe vlerës së krijuar për konsumatorët, punonjësit, partnerët dhe komunitetin.
“Çdo vit, ky dokument na ndihmon ta kthejmë angazhimin në veprime konkrete dhe të matshme, duke u bërë pjesë integrale e strategjisë sonë të zhvillimit,” thekson Luca Busi, President i CCBS. “Qëndrueshmëria nuk është thjesht një kapitull i aktivitetit tonë; ajo është zemra e identitetit tonë industrial. Shifrat na lejojnë të vlerësojmë nëse performanca jonë reflekton realisht vlerat në të cilat besojmë dhe që udhëheqin çdo vendim tonin të përditshëm, nga mbrojtja e mjedisit tek investimi në njerëz.”
Treguesit kryesorë 2024
Viti 2024 dëshmon aftësi përshtatëse dhe qëndrueshmëri në një kontekst në zhvillim të shpejtë:
-
43% e nevojave për energji elektrike u mbuluan nga energjia e rinovueshme, falë vetëprodhimit nga impiantet fotovoltaike.
-
Flota e shitjeve është 100% elektrike në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, e mbështetur nga infrastrukturë e dedikuar karikimi të shpejtë.
-
Emetimet e gazeve serrë (Scope 1) u reduktuan me 786 ton CO₂ krahasuar me vitin e kaluar.
-
83% e materialeve të përdorura vijnë nga burime të rinovueshme (+2% krahasuar me vitin e kaluar).
-
46% e paketimit primar dhe sekondar përbëhet nga materiale të ricikluara (+33% krahasuar me 2023).
Investimi tek njerëzit dhe ndikimi ekonomik
CCBS i kushtoi vëmendje të veçantë zhvillimit të njerëzve: ekipi arriti në 394 punonjës, me 6,020 orë trajnimi të ofruara – një nivel rekord.
Me 83% të zinxhirit të furnizimit të përbërë nga furnitorë lokalë, 93% e vlerës ekonomike të gjeneruar u rikthye në treg, duke u shndërruar në zhvillim konkret dhe përfitime për komunitetin.
“Rruga jonë drejt Karbon-Neutralitetit 2030 është ambicioze,” vijon Busi, “por e dimë se është e arritshme falë angazhimit të përbashkët të punonjësve, partnerëve dhe komuniteteve. Ky raport na ndihmon të përcaktojmë prioritetet, të shfrytëzojmë mundësitë dhe të adresojmë me përgjegjësi sfidat e kohës sonë. Ambicia jonë nuk është vetëm të konfirmojmë lidershipin e CCBS, por të bëjmë gjithnjë e më shumë, me bindjen se Shqipëria mund të kthehet në një laborator ndërkombëtar të inovacionit të qëndrueshëm.”
Raporti i Qëndrueshmërisë CCBS 2024 është i disponueshëm për stakeholder-ët, institucionet, universitetet, dhomat e tregtisë dhe organizatat e angazhuara në qëndrueshmëri, me qëllim nxitjen e një dialogu konstruktiv midis sektorit publik dhe atij privat në vend.
Përmes raportimit transparent dhe të verifikuar, CCBS riafirmon se bashkëpunimi është thelbësor për të përshpejtuar ndryshimet pozitive në Shqipëri dhe deklaron me krenari rolin e saj në këtë rrugëtim që përfshin jo vetëm komunitetin e biznesit, por shoqërinë në tërësi.
Shkarko në PDF “SUSTAINABILITY REPORT”





