Këtë të hënë u zhvillua mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, ku u vlerësuan më të mirët e vitit për kontributin dhe performancën e tyre.
Coca-Cola Bottling Shqipëria ishte e pranishme në këtë event të veçantë me Cipriani dhe Uji Tepelene, duke kontribuar në një atmosferë që feston talentin, pasionin dhe arritjet e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar.
Në mbrëmjen Gala morën pjesë gjithashtu znj. Maria Cristina Busi Ferruzzi, Administratore e Përgjithshme e CCBS, dhe znj. Sara Fani, Zëvendëspresidente Ekzekutive, duke përfaqësuar angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë në mbështetje të sportit dhe vlerave që ai promovon.
Me një histori 20-vjeçare në mbështetje të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Uji Tepelene vijon të jetë pjesë integrale e rrugëtimit, emocioneve dhe sukseseve që futbolli shqiptar sjell vit pas viti.
Urime të gjithë fituesve dhe figurave kyçe të futbollit shqiptar për një vit të suksesshëm!





