Magazinier

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Magazinier

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazinë duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarin periodik.

Roli dhe përgjegjësitë:

· Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.

· Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.

· Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.

· Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.

· Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.

· Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.

· Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.

· Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.

Aftësitë dhe kualifikimet:

· Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Dega Informatikë Ekonomike.

· Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.

· Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.

· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.

· Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.

· Të ketë njohuri të gjuhës Angleze. Gjuha italiane përben avantazh.

· Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.

· Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.

· Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 15/02/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.