Mbështetje aktiviteteve të ndryshme si Partner strategjik i “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria: “Ne jemi të lumtur të mbështesim të rinjtë të shprehin kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, në mënyrë që përmes aftësive artistike, ata të përcjellin mesazhe të lidhura me kulturën dhe zhvillimin e vendit”. Tiranë, 25 tetor 2022. Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë. Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet, gjatë të cilit, Coca-Cola në Shqipëri ofroi kontributin e saj, në promovimin e krijueshmërisë dhe ri-formësimin e hapërsirave në qytet përmes shprehjes së artit. Mural Art mblodhi së bashku në një ceremoni të veçantë inaugurese, Nënkryetaren e Bashkisë, Keti Luarasi, Koordinatoren e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, Drejtorin e Përgjithshëm, të Coca-Cola Bottling Shqipëria, Fabio Colliva, të rinj dhe të reja artiste, artdashës por edhe qytetarë. Coca-Cola është partner strategjik i “Tirana, Kryeqytetit Evropian i Rinisë 2022” dhe përgjatë këtij viti ka mbështetur nisma dhe aktiviteteve të ndryshme në kryeqytet. Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese, ku përfaqësuesit e Coca-Colës bashkëpunuan me pjesëmarrësit – si pjesë e një kompanie që forcën e brandit të saj, e ka shtrirë edhe në ndarjen e momenteve që sjellin emocione por edhe edhe në përkushtimin për investime afatgjata në vend, duke vendosur prioritete ambicioze në drejtim të agjendës së qendrueshmërisë. Procesi trajnues i shërbeu të rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes tyre mesazhe me impakt të madh. Në fjalën e saj, NënKryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin në qytet. Luarasi falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të CCBS, Fabio Colliva për mbështetjen si dhe të rinjtë për realizimin e punëve artistike të muraleve. “Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit” tha Luarasi. Koordinatorja e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”