CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Merchandiser për KA Center
Merchandiser ndihmon në optimizimin e shitjeve dhe fitimit duke siguruar që dyqanet të jenë të pajisura me produktet e duhura në sasitë e duhura. Ky rol përfshin sistemimin e rafteve, organizimin dhe mirëmbajtjen e ekspozimeve të produkteve, vendosjen e çmimeve dhe monitorimin e inventarit të dyqanit. Gjithashtu, Merchandiser analizon të dhënat e shitjeve për të identifikuar produktet më të shitura dhe për të zhvilluar strategji promovuese.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Sigurohet që dyqanet dhe raftet të jenë të pajisura me llojet dhe sasitë e duhura të produkteve.
- Shfaq, rregullon dhe vendos çmimet e produkteve në dyqan.
- Kujdeset për raftet e dyqaneve duke hequr produktet e vjetruara ose të dëmtuara.
- Monitoron inventarin e dyqaneve bazuar në shitjet dhe furnizimet.
- Optimizon vëllimin e shitjeve dhe përfitimin duke identifikuar linjat fitimprurëse dhe produktet bestseller.
- Bën rekomandime për strategjitë promovuese duke përdorur të dhënat e shitjeve dhe çmimeve.
- Punon dhe komunikon me blerësit, furnitorët, dyqanet dhe shpërndarësit.
- Të banojë në Durrës, Tiranë ose zonat përreth.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
- Të ketë 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Aftësi të mira analitike.
- Leje drejtimi automjeti (të jetë i/e disponueshëm për të udhëtuar).
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Pagë të 13-të.
Si të aplikoni:
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun Karriera CCBS ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k. promovon Shanset e Barabarta.