Ekzekutiv Shitjesh për Zonën e Sarandës (Sezonal)

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin:

Ekzekutiv Shitjesh për Zonën e Sarandës (Sezonal)

Qëllimi i punës

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek klientët dhe realizimin e aktivizimeve në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë

  • Viziton çdo pikë shitjeje në territorin e tij/saj sipas planit ditor të vizitave.
  • Sigurohet që produktet janë të pozicionuara sipas standardeve të Coca-Cola Bottling Shqipëria.
  • Kontrollon nivelin e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
  • Merr porosi nga klientët ekzistues dhe identifikon mundësi për klientë të rinj.
  • Siguron vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben vazhdimisht informacion me Përgjegjësin e Zonës.
  • Vepron si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
  • Koordinon me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të garantuar gatishmërinë e aktivitetit (hapësirat, dukshmërinë dhe standardet e dakorduara të ekzekutimit).
  • Siguron disponueshmërinë e produkteve dhe mbështet logjistikën e fundit kur kërkohet.
  • Monitoron realizimin e aktiviteteve në terren, adreson menjëherë problematikat dhe raporton progresin dhe çështjet e përditshme.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri ose drejtuesi i drejtpërdrejtë.

Aftësitë dhe kualifikimet

  • Arsimi i lartë dhe përvoja e mëparshme në pozicione të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Gatishmëri për të punuar në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Vlorë ose në zonat përreth.

Çfarë ofrojmë

✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Bonuse dhe shpërblime bazuar në performancë.
✔ Pagë të 13-të.

Si të aplikoni

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun Karriera CCBS ose duke dërguar CV-në në adresën hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k. promovon Shanset e Barabarta.