Mystery Shopper Veri

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Mystery Shopper Veri

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Viziton klientët në territorin që i është caktuar.
  • Ndjek me saktësi itinerarin e përcaktuar nga menaxheri dhe mbulon të gjitha pikat e shitjes të planifikuara.
  • Njeh në hollësi udhëzimet e RED dhe i plotëson anketat sipas këtyre kërkesave.
  • Mban një qasje profesionale dhe krijon një klimë pozitive në pikat e shitjes që inspekton.
  • Respekton dhe zbaton siç duhet çdo udhëzim të dhënë nga menaxheri.
  • Përshtatet me shpejtësi ndaj procedurave dhe situatave të reja të punës.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Përvojë të mëparshme në shitje.
  • Përvojë në merchandising.
  • Nivel të lartë integriteti dhe besueshmërie.
  • Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
  • Kujdes të lartë ndaj detajeve dhe memorie të mirë.
  • Aftësi për të ndërtuar me lehtësi marrëdhënie profesionale.
  • Fleksibilitet për t’u përshtatur shpejt me procedura dhe rrethana të reja.
  • Qasje të orientuar drejt përmbushjes së objektivave.
  • Aftësi të mira për vëzhgim dhe përgatitje raportesh me shkrim.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të shkurtra.
  • Gatishmëri për lëvizje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
  • Patentë drejtimi e Kategorisë B.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe Outlook.
  • Të banoje në Shkoder, Lezhe, ose ne zonat perreth

Çfarë ofrojmë:

✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Pagë të 13-të

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al  brenda datës 30/09/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle