CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Mystery Shopper Jug
Roli dhe përgjegjësitë:
- Viziton klientët në territorin që i është caktuar.
- Ndjek me saktësi itinerarin e përcaktuar nga menaxheri dhe mbulon të gjitha pikat e shitjes të planifikuara.
- Njeh në hollësi udhëzimet e RED dhe i plotëson anketat sipas këtyre kërkesave.
- Mban një qasje profesionale dhe krijon një klimë pozitive në pikat e shitjes që inspekton.
- Respekton dhe zbaton siç duhet çdo udhëzim të dhënë nga menaxheri.
- Përshtatet me shpejtësi ndaj procedurave dhe situatave të reja të punës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Përvojë të mëparshme në shitje.
- Përvojë në merchandising.
- Nivel të lartë integriteti dhe besueshmërie.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Kujdes të lartë ndaj detajeve dhe memorie të mirë.
- Aftësi për të ndërtuar me lehtësi marrëdhënie profesionale.
- Fleksibilitet për t’u përshtatur shpejt me procedura dhe rrethana të reja.
- Qasje të orientuar drejt përmbushjes së objektivave.
- Aftësi të mira për vëzhgim dhe përgatitje raportesh me shkrim.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të shkurtra.
- Gatishmëri për lëvizje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
- Patentë drejtimi e Kategorisë B.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe Outlook.
- Të banoje në Vlorë, Fier ose ne zonat perreth.
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 30/09/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.