CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: IT Support Specialist.
Qëllimi i punës:
Përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike për përdoruesit e kompanisë në lidhje me sistemet kompjuterike, pajisjet hardware, software dhe problemet e rrjetit.
DIMENSIONET MENAXHUESE:
Funksionet kryesore menaxheriale ne zhvillimin e aktiviteteve, te lidhura me pozicionin, ne terma te:
a. Operacioneve:
- Ofron mbështetje teknike ne distance ose ne vend për përdoruesit e kompanisë në lidhje me sistemet kompjuterike, pajisjet hardware dhe software.
- Administron dhe mirëmban pajisjet IT (kompjuterë, laptopë, printera dhe pajisje të tjera periferike).
- Mbështet funksionimin e rrjetit dhe lidhjeve të përdoruesve (LAN, Wi-Fi, VPN).
- Menaxhon kërkesat dhe incidentet përmes sistemit të helpdesk.
- Mbështet administrimin e përdoruesve në sistemet e kompanisë (p.sh. Active Directory, Microsoft 365).
- Siguron instalimin, konfigurimin dhe përditësimin e aplikacioneve dhe sistemeve.
- Ndihmon në implementimin e projekteve dhe përmirësimeve të infrastrukturës IT.
c. Rezultatet qe priten:
- Zgjidhje e shpejtë dhe efikase e problemeve teknike të përdoruesve.
- Funksionim i qëndrueshëm i pajisjeve dhe sistemeve IT.
- Reduktim i kohës së ndërprerjes së shërbimeve IT (downtime).
- Rritje e kënaqësisë së përdoruesve ndaj shërbimeve IT.
- Zbatim i standardeve dhe politikave të sigurisë IT të kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Ofron mbështetje teknike të nivelit të parë dhe të dytë për probleme hardware, software dhe rrjeti.
- Të realizojë dhe të mbikëqyrë lidhjet e internetit.
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve dhe pajisjeve periferike.
- Instalimi dhe përditësimi i aplikacioneve software.
- Mirëmbajtja e inventarit të pajisjeve IT të kompanisë.
- Ndihmon në diagnostikimin e problemeve të rrjetit LAN, WAN dhe Wi-Fi.
- Mbështet sistemet e sigurisë së pajisjeve (antivirus, përditësime, patch management).
- Përditëson dokumentacionin e procedurave IT dhe udhëzimet teknike.
- Merr pjesë në implementimin e projekteve IT dhe përmirësimeve të infrastrukturës.
- Mbështet procesin e onboarding dhe offboarding të punonjësve (setup pajisjesh dhe aksesesh).
- Menaxhon dhe përgjigjet ndaj kërkesave të përdoruesve përmes sistemit të helpdesk.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Njohuri të sistemeve operative Microsoft Windows (instalim, konfigurim dhe diagnostikim problemesh).
- Njohuri në Microsoft 365 (Outlook, Teams, SharePoint, OneDrive, Exchange Online).
- Përdorim dhe mbështetje për aplikacionet e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Konfigurim dhe mirëmbajtje e kompjuterëve desktop dhe laptop.
- Njohuri në Active Directory për krijimin dhe menaxhimin e përdoruesve dhe grupeve.
- Administrim i aksesit dhe politikave të fjalëkalimeve.
- Njohuri bazë në Microsoft Entra ID (Azure Active Directory).
- Koncepte bazë të rrjeteve (TCP/IP, DNS, DHCP).
- Diagnostikim i problemeve të lidhjes në LAN, Wi-Fi dhe internet.
- Mbështetje për lidhje VPN dhe akses në distancë.
- Instalimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera periferike.
- Diagnostikimi i problemeve hardware.
- Përdorimi i sistemeve të ticketing / helpdesk për menaxhimin e kërkesave dhe incidenteve.
- Njohuri mbi praktikat bazë të sigurisë IT.
- Përdorimi i sistemeve të antivirusit dhe përditësimeve të sigurisë (patch management).
- Ndërgjegjësim për politikat e sigurisë së informacionit të kompanisë.
- Njohuri bazë në sisteme ERP (p.sh. Microsoft Dynamics 365, SAP ose sisteme të ngjashme).
- Mbështetje për aplikacione të biznesit të përdorura në kompani.
- Njohuri bazë për mjete automatizimi në administrimin e sistemeve.
- 1-2 vjet përvojë pune në teknologji informacioni.
- Diplomë universitare në Sisteme Informacioni, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Njohuri pune te sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe teoria e rrjeteve, parimet dhe praktikat dhe zhvillimet aktuale;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/03/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.