Frigoriferët Inteligjentë Coca-Cola (Coca-Cola Smart Coolers)

Për Coca-Cola Bottling Shqipëria, është thelbësore që produktet tona të konsumohen në temperaturën e duhur. Përmes teknologjisë Smart Coolers, kompania ka mundësinë të kontrollojë cilësinë e produkteve, si edhe të monitorojë në kohë reale shitjet në pikat e shitjes.

Smart Cooler është një zgjidhje plotësisht inovative që mundëson monitorimin në distancë të pajisjeve në terren, duke garantuar që produktet tona të shijohen në kushte optimale dhe në temperaturën e përshtatshme.