Coca-Cola Summer Fest 2018 mbledh 25 mijë spektatore në Sheshin Skënderbej!

Rreth 25 mijë vetë kanë ndjekur në sheshin Skëndërbej edicionin e dytë të “Coca-Cola Summer Fest”! Ashtu si premtoi vitin e kaluar, CCBS e ktheu tanimë në një traditë verore realizimin e këtij koncerti madhështor në zemër të kryeqytetit shqiptar, duke i dhënë mundësinë të gjithë artdashësve të argëtohen, të shijojnë muzikë të mirë dhe të shijojnë freskinë e një Coca-Cola.

Si gjithmonë vetëm më të mirët e muzikës moderne shqiptare janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij aktiviteti madhështor, si Grupi Lynx, West Side Family, Samanta Karavello, Offchestra, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka, Arilena Ara dhe Eugent Bushpepa. Ata kanë performuar hitet e momentit, por edhe disa nga këngët më të njohura të repertorit në vite.

Një nga koncertet më madhështore të vitit

Nuk mund të mungonte këtë vit edhe një guest star i jashtëzakonshëm, një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare e cila na bëri të gjithë krenarë me vendin e dytë në Festivalin e Eurovision, këngëtarja Eleni Foureira. Ajo u ngjit në skenë për herë të parë para publikut shqiptar për të sjellë ritmet e nxehta te këngës së saj Fuego dhe hitet më të fundit muzikore.

Sheshi Skënderbej për disa orë me radhë nuk ka ndaluar së kënduari e shijuari muzikën më të mirë, në shoqërinë e moderatores së njohur Klea Huta, e cila për të dytin vit ështe pjesë e koncertit Coca-Cola Summer Fest. Kështu edhe këtë vit argëtimi mbajti emrin Coca-Cola me premtimin që vitin e ardhshëm artistë akoma më të mëdhenj do të bëhen pjesë e CCSF.